Barcelona është në borxhe të mëdha dhe priten të merren disa masa ekstreme që balancat e klubit të barazohen. Kampionët në fuqi të La Liga janë -126 milionë euro, para që duhet t’i përfitojnë deri në dhjetor 2020. Si pasojë, disa lojtarë pritet të sakrifikohen.
Philippe Coutinho është lojtari i parë që do të largohet. Sulmuesi brazilian i kushtoi plot 140 milionë euro katalanasve, por dështoi të lërë gjurmë, duke u huazuar te Bayern Munchen këtë sezon. Barcelona pretendon të paktën 90-100 milionë për fantazistin, duke pranuar edhe humbje.
Gjithashtu, edhe Ivan Rakitic mund të konsiderohet i larguar. Kroati nuk po aktivizohet me katalanasit këtë sezon dhe me shumë gjasa, do të largohet që në janar. Barcelona synon të përfitojë 30 milionë euro nga shitja e mesfushorit./abcnews.al