Barcelona e nisi me këmbën e mbarë fazën e grupeve të Champions League, pasi arriti të fitonte në shtëpi kundër Ferencvaros. Të besuarit e Ronald Koeman triumfuan me rezultatin e thellë 5-1, duke siguruar tre pikët e para.
Golat për katalanasit i shënuan: Lionel Messi me penallti, Ansu Fati, Philippe Coutinho, Pedri dhe Ousmane Dembele. Ajo që bie në sy është shënimi i golave nga dy lojtarët e rinj që Barcelona ka besuar shumë tek ta.
Ditën e djeshme klubi spanjoll ka hyrë në histori, pasi bëhet ekipi i parë që ka dy golashënues nën moshën 18 vjeç brenda një ndeshjeje të vetme në Champions League.
Pedri estreou-se nesya terça-feira a marcar pelo #Barcelona num jogo da Liga dos Campeões diante do Ferencvaros. Depois do jogo, que acabou com um triunfo espanhol por 5-1, o jogador espanhol, de 17 anos, deixou Camp Nou em direção a casa de táxi. #UCL pic.twitter.com/wVaApQbPCQ
— bet.pt (@betpt) October 21, 2020
Interesant është fakti se 17-vjeçari Pedri u largua për në shtëpinë e tij pas ndeshjes me një Taxi. Ai është ende nën moshë dhe nuk ka patentë, por kjo nuk e pengoi aspak atë që të shënonte në debutimin e tij në “Camp Nou”. /abcnews.al