Raphinha është objektivi i Barcelonës gjatë kësaj merkatoje, pasi katalanasit e shikojnë brazilianin si zëvendësuesin ideal të Ousman Dembele, me këtë të fundit që është në një udhëkryq.
Për lojtarin e Leeds United ka shfaqur interes edhe Arsenal, me Mikel Artetën që pëlqen shumë cilësitë e Raphinhas.
Sipas the “Goal” raportohet se “Topçinjtë” po i rrëmbejnë Barçës lojtarin e dëshiruar, pasi Raphinha është shumë afër skuadrës angleze.
Klubi nga Londra pritet që të finalizojë marrëveshjen këtë javë. Edhe ish-futbollisti i Rennes thuhet se nuk dëshiron që të presë më shumë.
Më herët është raportuar se Leeds United kërkon 50 milionë euro për shitjen e Raphinas, çmim i cili pritet të paguhet tashmë nga “Topçinjtë”. /f.a/abcnews.al