Luis Suarez luajti vetëm 40 minuta në sfidën e djeshme kundër Levantes. Sulmuesi pësoi një dëmtim dhe sapo është kthyer në Barcelonë ka kryer disa kontrolle mjekësore. Klubi katalanas ka dalë edhe me një deklaratë, ku sqaron se në këmbën e djathtë uruguaiani ka një plagë.
Rikthimi i tij në fushë do të jetë në varësi se si do të shkojë rikuperimi. Gazeta katalanase, “Sport” shkruan se në mesjavë, në ndeshjen kundër Slavia Prague, trajneri Ernesto Valverde duhet t’i bëjë llogaritë pa Suarez.
E vështirë shikohet që të jetë gati edhe për sfidën e fundjavës me Celta Vigo dhe Suares madje rrezikon edhe të grumbullohet me kombëtaren e tij për miqësore me Hungarinë dhe Argjentinën. Me shumë mundësi sulmuesi do të jetë gati pas pushimit të kampionatit, në ndeshjen kundër Leganes, prej ndeshjeve të kombëtareve. /abcnews.al