Barcelona pret Napolin në “Camp Nou” me datë 18 mars. Sfida e parë e Champions League u mbyll në barazim 1-1 dhe ajo e kthimit do të përcaktojë skuadrën që do kualifikohet në çerekfinale.
Duelet Valencia-Atalanta në Champions dhe Inter-Getafe në Europa League, do të zhvillohen me dyer të mbyllura, teksa në Katalunjë shtohet shpresat që tifozët të jenë të pranishëm.
Biletat e duelit të 18 marsit ishin bllokuar për momentin dhe në ditët e ardhshme do të nisë shitja e tyre. Nënkampionët e Italisë nuk kanë hasur probleme me koronavirusin dhe e luajtën ndeshjen e tyre të kampionatit kundër Torinos. /abcnews.al