Po i afrohet mesatares tre gola për ndeshje.
Kjo Barcelona ngjan gjithnjë e më shumë me atë të Pep Guardiolës apo edhe të Luis Enrikes që jo vetëm fitonte, por edhe jepte spektakël, dhe një tjetër shfaqje u dha këtë mesjavë.
Katalanasit e kthyen në festë gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, të luajtur në stadiumin e Mbretit Abdullah në Xheda të Arabisë Saudite, duke shkatërruar Atletikun e Bilbaos.
Përfundimi ishte 5-0, me sulmuesit që shkëlqyen, pavarësisht se ati që cilësohet si talenti më I madh I botës, Lamin Jamal, luajti vetëm 20’.
Ferran Torres, Fermin Lopez realizuan nga një gol, dhe kapiteni Rafinja shënoi plot dy herë, dhe krijoi një rrjetë tjetër.
Mes heronjve edhe 20-vjeçari Runi Bardji, me origjinë kuvajtiane dhe nënshtetësi suedeze.
“Ekzibicion”, është fjala në titull për “El Mundo Deportivon”, nokaut ndaj Atletikut dhe nivel imponues para finales së të dielës.
“Manita dhe finale, – shkruan e përditshmja tjetër katalanase “Sport”, – shkatërrohet Atletiku, nuk pësohet gol dhe Lamin nuk ishte titullar!”
Në fushë nuk ishin as veterani Levandovski apo I dëmtuari Gavi, ndërsa mbrojtësit dikur të rëndësishëm, Ronald Arauho I është dhënë leje që të qetësohet.
Sidoqoftë, lojtarë si Pedri, Rafinja, De Jong, Kubarsi e të tjerët mjaftuan e tepruan.
Po Bilbao?
Baskët nuk është se nuk u përpoqën, por e patën thuajse të pamundur të preknin topin, pasi ekipi “blaugrana” e zotëroi sferën plot 80 për qind.
Atletik, pa Niko Uilliamsin, gjithsesi provoi shpesh të goditje portën kundërshtare, me 9 tenativa ndaj 14 të Barçës, nga të cilët 4 në kuadrat.
Të besuarit e trajnerit Flik janë tashmë në finalen e Superkupës së Spanjës, dhe sonte do të mësojnë kundërshtarin, pasi do të luhet derbi I Madridit, Atletik-Real.
Barcelona është kampione në fuqi e Spanjës, fituese e vjetshme e Superkupës, kryesuese e La Ligës, dhe zhgënjimi I vetëm, ndonëse ka ende shpresë, është në Champions./abcnews.al


