Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Barcelona luan “tenis”/ Kampionët spanjollë dhurojnë spektakël, Valencia dorëzohet 6-0

schedule13:45 - 15 Shtator, 2025

schedule 13:45 - 15 Shtator, 2025

Ishte një festë dhe një recital, siç shkruajtën gazetat, por kampionët sërish mbeten të dytët. Barcelona, sidoqoftë, dha një provë force dhe bëri një autokritikë pas barazimit të vuajtur në fushën e Rajo Vajekanos, ndërsa gjithë zemërimin e saj e provoi Valencia.

Edhe pse nuk u luajt në një stadium të madh, me “Kamp Noun” që ende është kantier ndërtimi, sërish spektakli nuk mungoi.

Skuadra katalanase e zhvilloi këtë sfidë të La Ligës në ministadiumin “Johan Krujf”, aty ku luan ndeshjen e kampionatit ekipi i vajzave, dhe suksesi 6-0 erdhi falë tre dygolëshave.

Fermin Lopez, në formë të madhe, hapi sfidën në 29’, por u desh gati një orë lojë për të siguruar fitoren. Rafinja realizoi të dytin në 53’, pastaj Fermin Lopez në 56’ dhe Rafinja në 66’ e mbylli këtë seri.

Më pas, u ngjit në “katedër” legjenda Robert Levandovski që pati gjithashtu dy rrjeta, në 76’ e 86’. Mediat në Katalonjë padyshim që ishin tepër të lumtura, pavarësisht se më herët ekipi i tyre e bëri një gabim dhe është në vend të dytë.

“Recital, – titullon “El Mundo Deportivo”, – goleadë blaugrana në “Johan Krujf” me një Fermin që ishte sensacional!” “Festë në Johan Krujf, – është edhe refreni I të përditshmes tjetër, “Sport”, – Barça shkatërron Valencian me tre dygolësha!”

Barça e trajnerit Hansi Flik tejkaloi problemin e mungesës së yllit kryesor, Lamin Jamal, të dëmtuar, si dhe lënien në stol fillimisht të Rafinjës për thyerje të disiplinës. Barcelona është e dyta në La Liga me 10 pikë, ndërsa Reali kryeson me 12 pikë të plota, pra me katër fitore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!