Barcelona largon Miralem Pjanic, klubi nga Stambolli negocion detajet e fundit

schedule17:06 - 2 Shtator, 2021

schedule 17:06 - 2 Shtator, 2021

Merkatoja u mbyll tashmë në 5 ligat kryesore, por në vende si Rusia e Turqia ka edhe disa ditë nga fundi. Barcelona po punon fort për të larguar Miralem Pjanic në një nga këto vende.

Qëllimi është kursimi i parave të pagës së tij dhe gjithçka është në udhën e duhur. Gazetari Fabrizio Romano bën me dije se boshnjaku po bën gati valixhet.

Mënyra e transferimit pritet të jetë ajo e huazimit. Besiktas dhe Barcelona janë shumë pranë marrëveshjes, teksa vazhdon operacioni për akordin e klubit turk me lojtarin për pagën. /abcnews.al