Barcelona nuk ka asnjë lajm për rinovimin e Ousmane Dembele, kështu që nëse gjërat vazhdojnë me këtë ritëm, gjithçka është e qartë për zëvendësuesin e francezit, ai është Raheem Sterling.
Problemi për katalanasit është i qartë, anësori nuk ka një kontratë të gjerë, ai duhet të largohet në merkaton e dimrit dhe kjo sepse klubit i nevojitet likuiditeti për të përballuar nënshkrimin e anglezit. Edhe pse kontrata e tij përfunon në 2023, City nuk planifikon ta largojë atë, kështu që Laporta dhe ekipi i tij duhet të përgatisin të paktën një shifër prej 70 milion eurosh në mënyrë që të kenë mundësi për të nënshkruar me të.
Dembele nga ana tjetër nuk dëshiron të largohet në janar dhe ai e di se duke lënë Barcelonën falas ai do të marrë një pagë më të mirë në destinacionin e tij të ardhshëm. Juventusi do të ishte klubi që do të ishte pas tij dhe që madje mund të pajtohej më nënshkrimin e tij në janar, edhe pse kjo mund t’i kushtojë shtrenjtë lojtarit që do të mbetej në tribunë për pjesën e mbetur të sezonit. /abcnews.al