Barcelona është duke punuar për nënshkrimin e mbrojtësit të djathtë të Manchester City, Joao Cancelo.
Klubi katalanas po kërkon të huazojë portugezin 29-vjeçar me opsion blerjeje, siç u bë e ditur disa javë më parë. Sipas Fabrizio Romano, negociatat mes Barcelonës dhe Manchester City po përparojnë me shpejtësi dhe janë gati të arrijnë në fazën finale.
Edhe Arsenali po shfaq interes për Joao Cancelo. /G.D abcnews.al/