COVID-19 ka shkaktuar një “tërmet” të vërtetë në klubin e Barcelonë, sa i përket financave të klubit. Kriza ekonomike tek blaugranat vazhdon të jetë një problem i madh për drejtuesit.
Në këto kushte pas zyrtarizimit të Xavi Hernandez, si trajneri i ri i skuadrës, kanë filluar edhe “kalkulimet” e para se cili do te jetë buxheti që do i vihet në dispozicion teknikut spanjoll.
Siç raportohet nga mediat spanjolle, Xavi nuk do të ketë një buxhet të madh në dispozicion, dhe katalanasit i kanë vendosur vetëm 10 milion euro që mund t’i shpenzojë për transferimin e lojtarëve në merkaton e dimrit.
Barcelona nuk e ka nisur mirë këtë sezon në La Liga, teksa numëron 17 pikë në 12 ndeshje të luajtura, duke u pozicionuar në vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit.
Përveç kësaj blaugranat po përballen edhe me mungesat e shumta të lojtarëve të dëmtuar dhe kjo është një sfidë e vërtetë e Xavit në krye të Barçës, të kthejë skuadrën në vendet e para në tabelën e La Ligës si dhe të ndërtojnë një skuadër fituese me pak buxhet në dispozicion. /f.a/abcnews.al

