Miralem Pjanic u transferua te Barcelona shtatorin e vitit të kaluar, por aventura spanjolle nuk ka shkuar mirë deri tani për mesfushorin boshnjak, i cili ka luajtur si titullar vetëm 16% të ndeshjeve sezonale.
Për momentin ndodhet me pushime, teksa ka vendosur të bëjë transplant flokësh. 31-vjeçari duhet të qëndrojë një muaj pa u stërvitur pas ndërhyrjes. Një gjë e tillë do të ndodhë, pasi Pjanic ka marrë leje në klub.
View this post on Instagram
Lojtari shfaqet në pushime me një kapele. E ardhmja me Barcelonën është në dyshim. Roland Koeman, i cili u konfirmuar në stol edhe për sezonin e ardhshëm, nuk e sheh si titullar dhe Pjanic mund të provojë një tjetër aventurë në karrierë. /abcnews.al