Së fundmi mësohet se Paulo Dybala do të vazhdojë të veshë fanellën e Juventusit. Të dy palët janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje.
Kontrata aktuale e argjentinasit skandon në vitin 2022 dhe pavarësisht faktit se është përfolur për zbarkimin e tij në Barcelona, kjo merr fund.
Klubi po planifikon një takim me agjentin e sulmuesit pas ndeshjes në Ligën e Kampionëve kundër Malmos, ku ata shpresojnë se do të mund të nënshkruajnë një marrëveshje përfundimtare.
Dybala do të paguhet aq sa Mathis de Ligt, pra 8 milion euro + 4 milion bonuse. Kjo do të përmbushte prentendimet e lojtarit që pritet të jetë udhëheqësi i ekipit në fushë pas largimit të Ronaldos. /abcnews.al