Lojtari i Salzburg, Karim Adeyemi po kalon një periudhë të shkëlqyer me skuadrën ku ka arritur të tregojë vlerat me paraqitjet e tij.
Nuk ka kaluar pa ua vënë re nga skuadra të mëdha që kërkojnë shërbimet e futbollistit gjerman, me Barcelonën që është hedhur në sulm për të bërë të mundur një transferim të mundshëm të gjermanit në “Camp Nou”.
Blaugranat synojnë të transferojnë futbollistë të rinj dhe që mund të ndihmojnë skuadrën në të ardhmen, edhe pse buxheti aktual i katalanasve nuk premton shumë dhe shkaku është pandemia e cila e goditi fort ekonominë e këtij klubi.
Në garë për Adeyemi përveç Barçës janë edhe Chelsea, Liverpool, Real Madrid dhe Bayern Munich.
Në verën e ardhshme pritet një garë e fortë mes këtyre skuadrave për 19-vjeçarin që po shkëlqen këtë sezon me 15 gola e dy asistime në 22 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. /f.a/abcnews.al