Barcelona gjen pikën e dobët, planifikohet revolucioni te skautët

schedule18:39 - 28 Maj, 2020

schedule 18:39 - 28 Maj, 2020

Barcelona qartazi duket se është në krizë financiare. Disa prej anëtarëve të bordit u larguan nga klubi për shkak të politikave që presidenti Josep Bartomeu dhe drejtuesit e tjerë duan të ndjekin. Lojtarët fatmirësisht pranuan uljen e pagave dhe kjo e lehtësoi disi krizën.

Gjithsesi ka ende probleme për të zgjidhur dhe në klubin katalanas zhgënjimi më i madh është për shpenzimet e shumta në merkato, që kanë rezultuar më pas dështime. Nuk bën përjashtim në këtë edhe departamenti i zbulueseve të talenteve, që do të revolucionarizohet.

Zbulohet, se pjesëtarët në këtë departament gati do të përgjysmohen. Aktualisht Barcelona ka të punësuar 40 zbulues talentesh, por në vazhdim do të mbeten në klub vetëm 20 ose 15.

Drejtuesit aktualë të klubit e cilësojnë si një hallkë të dobët dhe që ka qenë e organizuar keq, ndaj edhe raportohet se duhen bërë përmirësime. Në emër të zhvillimit, Barcelona ka mundësinë edhe të kursejë me këtë vendim. /abcnews.al