Barcelona luan sonte takimin e parë në sezonin e ri të LaLiga-s. Ekipi katalanas pret Real Sociedad në “Camp Nou”, përballje që fillon prej orës 20:00.
Ndeshja e parë pa Leo Messin në skuadër, teksa Rey Manajt shtë grumbulluar nga trajneri Roland Koeman për këtë ndeshje.
Sulmuesi lushnjar i kombëtares shqiptare, po kalon një formë të mirë sportive dhe do të mbajë veshur fanellën me numër 14.
[SQUAD LIST] ?
⚽️ #BarçaRealSociedadFORÇA BARÇA! ?? pic.twitter.com/YuxadL2M7n
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 15, 2021
Më parë e mbante Philippe Coutinho dhe ky ndryshim konfirmon largimin e brazilianit nga “Camp Nou”.
Lazio është e interesuar për shërbimet e tij, Barcelona ka pranuar huazimin dhe pagimin e gjysmës së rrogës së lojtarit ofensiv. /abcnews.al