Barcelona është e gatshme të rinovojë kontratën me Dembele

schedule17:34 - 2 Mars, 2022

schedule 17:34 - 2 Mars, 2022

Barcelona po shpreson që anësori francez do të rinovojë kontratën e tij, ndërkohë që Xavi po mundohet të aktivizojë Dembelen ku kështu ai do të mund të mbyllte këtë sezon me duartrokitje.

Të dielën ai hyri në fushën e lojës mes fishkëllimave të Camp Nou, të cilat pas disa minutash i shndërroi në duartrokitje, duke shënuar 1 gol dhe duke asistuar 2 herë.

Një performancë e lartë e nivelit të lartë që ka ringjallur një debat rreth të ardhmes së tij. Sipas gazetës “Sport”, katalanasit do të ishin të gatshëm të harrojnë atë që ndodhi në janar, me kusht që agjenti i tij të bëjë një hap prapa dhe të tërheqë kërkesën për një bonus nënshkrimi.

Rinovimi mund të jetë afatshkurtër, maksimumi 2 vite./ h.ll/abcnews.al