Barcelona nuk ia doli ta merrte Matthijs de Ligt nga Ajax, por mund ta transferojë këtë verë nga Juventusi.
Holandezi dëshiron të ndryshojë ambient dhe në kontratën e tij ka dy klauzola për t’u larguar.
120 milion euro është shifra që duhet të paguajë ccdo klub për ta marrë nga Juventusit, përveç Barcelonës.
“Sport” në Spanjë raporton se për katalanasit klauzola është 75 milion euro. Sërish e lartë, por në Torino do ishin të kënaqur edhe me 50 milion euro. / abcnews.al