Barcelona e lodhur nga Dembele, tre klube në garë për të

schedule18:14 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 18:14 - 7 Dhjetor, 2019

Barcelona pagoi 150 milionë euro verën e vitit 2017 për kartonin e Ousmane Dembele, por lojtari francez ka zhgënjyer me paraqitjet e tij. Dëmtimet kanë bërë të veten dhe plot 9 herë është detyruar të qëndrojë jashtë fushave gjatë aventurës katalanase.

22-vjeçari nuk ka arritur të bindë drejtuesit, të cilët po projektojnë shitjen e tij në merkaton e janarit. Çmimi i ka rënë, pavarësisht potencialit të madh që ka futbollisti ofensiv.

El Desmarque raporton se tre janë alternativat për të ardhmen e francezit. Chelsea, Manchester United dhe PSG e pëlqejnë Dembele dhe pritet të nisë një ankand në lidhje me blerjen e tij. /abcnews.al