Barcelona e ka humbur durimin, në verë largohen dy futbollistët francezë

schedule19:59 - 16 Mars, 2020

schedule 19:59 - 16 Mars, 2020

Skuadra e Barcelonës njihet si një ekip që shpenzon shifra të çmendura për lojtarë që i do me patjetër dhe kështu bëri edhe në rastin e Ousmane Dembele, talenti francez i cili nuk arriti për asnjë moment të tregonte potencialin e plotë të tij.

Dëmtimet e shumta e kanë ndaluar rritjen e Dembele dhe Barcelona duket se e ka humbur durimin. Dembele dhe Umtiti me shumë gjasa do të largohen në verë, raporton AS. Të dy futbollistët francezë nuk kanë bindur dhe klubi katalanas do të jetë i hapur ndaj ofertave.

Interesimi për dy futbollistët e Barcelonës nuk mungon, nga shumë klube të ndryshme. Sidomos në Premier League, aty ku Arsenali dhe Manchester United po ndjekin me interes zhvillimet në Katalonjë./abcnews.al