Jorge Mendes ka vënë në tavolinë mesfushorin e Manchester City, Bernardo Silva, si një opsion për Real Madrid.
Edhe pse Barcelona ka shfaqur interesim për lojtarin portugez dhe ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e tyre, Mendes i ka ofruar Bernardo Silva për një shumë prej 58 milionë eurosh.
Që nga ardhja e tij te Manchester city, talenti portugez ka qenë një lojtar kyç që prej vitit 2017, duke treguar aftësinë e tij teknike dhe vendimtare.
Pavarësisht se për Guardiola është një lojtar tepër i rëndësishëm në skuadër, portugezi ka shprehur dëshirën e tij për të provuar një aventurë të re jashtë Premier League./ h.ll/abcnews.al