Festa ishte e madhe, ndonëse jo e plotë. Vetëm 45 157 tifozë ishin në përurimin e stadiumit legjendar të rindërtuar “Kamp Nou”, që do të mbajë edhe emrin e sponsorit, Spotifaj.
Gjithsesi, Barcelona e “dogji” në këtë gosti, duke fituar 4-0 ndaj Atletikut të Bilbaos, e duke treguar se mbetet kandidate shumë e fortë për të mbrojtur titullin kampion në Spanjë, që e fitoi vjet.
Robert Levandovski nisi spektaklin në tapetin e ri, ndërsa vazhdimi ishte I sulmuesit tjetër, Ferran Torres, që shënoi dy gola, dhe Fermin Lopez shtoi një tjetër.
Katalanasit patën epërsi të madhe, siç I takon stilit të tyre tradicional të lojës, theksuar fort edhe nga trajneri gjerman Hansi Flik.
Vendasit mbatën topin plot 68 për qind, patën 18 gjuajtje gjithsej ndaj 10 të baskëve, ndërsa goditjet në portë ishin 7-2.
Skuadra mike e mbylli me 10 lojtarë, por nuk ishte kartoni I kuq që vendosi ndeshjen.
Ekipi “blaugrana” ka tani 31 pikë, po aq sa Reali I Madridit, në krye të renditjes së La Ligës spanjolle, madje me golaverazh shumë më të mirë, ndonëse rivali I madh ka një ndeshje më pak, që do ta luajë sonte në fushën e Elçes.

