Barcelona dhe Atletico afër marrëveshjes me Griezmann

schedule22:23 - 1 Tetor, 2022

schedule 22:23 - 1 Tetor, 2022

Atletico Madrid së shpejti mund të përfundojë blerjen e Antoine Griezmann nga Barcelona.

Sulmuesi është huazuar nga Madridi deri në fund të sezonit 2022/23 me detyrimin për të riblerë kur lojtari të arrijë një numër të caktuar minutash loje. Shuma fillestare e shpërblimit të përcaktuar në kontratë është 40 milionë euro, por palët mund të bien dakord për kushte të tjera, shkruan abcnews.al.

Sipas gazetarit Ferran Correas, në javët e ardhshme, Barcelona mund të pranojë një ofertë nga Atletico për francezin në shumën prej 25 milionë euro plus bonuse.

Antoine Griezmann ka shënuar tre gola këtë sezon, pasi ka dalë vetëm një herë në fushë nga minutat e para. /G.D abcnews.al/