Barcelona, City, klauzola dhe projekti zikaltër: Lautaro ka një dëshirë

schedule09:16 - 30 Mars, 2020

schedule 09:16 - 30 Mars, 2020

Lautaro Martinez ka bërë që tifozët e Interit ta harrojnë shumë shpejt Mauro Icardin. 22-vjeçari po zhvillonte një sezon fantastik dhe ka formuar një dyshe shumë të bukur sulmuese me Romelu Lukakun. 16 golat e shënuar këtë sezon kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane, sidomos Barcelonës dhe Manchester City.

Interi nuk dëshiron ta shesë, presidenti Zhang e ka theksuar gjithmonë që nuk ka nevojë të shesë më të mirët dhe projekti zikaltër është në fillimet e tij. Një projekt ambicioz tek i cili Lautaro beson. Gazzetta dello Sport raporton se sulmuesi argjentinas nuk i ka kërkuar klubit të largohet. Ai ka një klauzolë largimi prej 111 milion eurosh, shumë që Barcelona dhe City janë gati ta paguajnë.

Nëse ndodh, Interi del jashtë loje dhe gjithçka varet nga dëshira e lojtarit. Një dëshirë që vazhdon të jetë zikaltër, Lautaro është në qendër të projektit të klubit italian, kjo gjë e bën të ndihet i rëndësishëm dhe ky fakt gëzon popullin zikaltër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!