Barcelona buzëqesh për Lionel Messin dhe humb një titullar “big”

schedule16:25 - 6 Mars, 2020

schedule 16:25 - 6 Mars, 2020

Lionel Messi shkëlqeu në muajin shkurt dhe është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit. Barcelona i fitoi të gjitha takimet e muajit të shkuar dhe sulmuesi argjentinas që në ndeshjen e parë dha dy asiste në triumfin që skuadra e tij mori kundër Levante, me gola të Ansu Fati.

Tre asiste Messi dha edhe në triumfin kundër Real Betis (3-2), ndërkohë që ndaj Eibar ishte i pamëshirshëm në triumfin 5-1. Katër prej golave mbajnë firmën e futbollistit të Barcelonës. Messi shpallet për herë të dytë “Lojtari i Muajit”, teksa më parë e kishte marrë në muajin tetor.

DËMTIMI – Barcelona përballet me Real Sociedad nesër dhe sot klubi katalanas ka zbuluar listën e lojtarëve të grumbulluar. Rey Manaj nuk është grumbulluar, ndërkohë që bëhet me dije se një prej titullarëve të mesfushës nuk mund të luajë ndaj ekipit bask.

Bëhet fjalë për brazilianin Arthur, i cili ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës dhe mjekët po shohin me kujdes gjendjen e tij. Ende nuk dihet koha e rikuperimit të tij, por do të mësohet në ditët në vijim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!