Barcelona do të bëjë shumë lëvizje këtë verë si në hyrje edhe në dalje. Emerson Royal, lojtar i blerë nga Barcelona dhe i huazuar te Real Betis për dy sezone radhazi do të bashkohet këtë verë për herë të parë me Barcelonën.
22-vjeçari u ble për 12 milionë euro nga Barcelona në vitin 2019 nga Atletico Miniero, për ta shitur më pas për 6 milionë te Betis me të drejtën e riblerjes për 9 milionë. Barcelona ka vendosur ta aktivizojë këtë klauzolë dhe ta sjellë brazilianin në Katalunjë.
Lajmin e bëjnë të ditur mediet spanjolle, teksa shtojnë se Betis do të mbajë 20% të kartonit të të riut. Ndërkohë një tjetër talent katalanas, Juan Miranda, që nuk ka arritur të zërë vend në ekipin e parë, do shkojë te Real Betis falas, me Barcelonën që mban më shumë se 30% të kartonit.
Ardhja e Emerson i hap rrugën shitjes së Sergi Robertos, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit të ardhshëm. Braziliani do jetë alternativa e Sergino Dest, i cili këtë sezon ka shkëlqyer me Barcelonën dhe ka blinduar vendin në formacion. /abcnews.al