Barcelona është në kërkim të një qendërmbrojtësi, që të mbajë peshë në formacionin e tyre dhe sytë janë hedhur edhe nga Serie A.
Katalanasit synojnë afrimin e Kalidou Koulibaly, yllin senegalez të Napolit që ka edhe 18 muaj kontratë. Në verë ai duhet të ndajë mendjen nëse do të rinovojë, apo do të shitet.
Barcelona prej disa javësh, sikurse shkruan Gazzetta dello Sport, ka qenë në kontakt me përfaqësuesit e Koulibaly për të parë nëse ata janë të gatshëm për ta parë klientin e tyre me fanellën blaugrana. / abcnews.al