Neymar ka arritur një marrëveshje të plotë për t’u rikthyer te Barcelona, pretendon Miguel Sanz i Diario Sport.
Barcelona i ka thënë Neymarit se do të paguajë vetëm një pagë prej 12 milionë euro neto. Braziliani pajtohet plotësisht me këtë marrëveshje edhe pse do të ishte tre herë më pak se sa fiton aktualisht te PSG.
Xavi raportohet se fillimisht ishte kundër rikthimit të Neymar, por duket se lojtari i Barçës është më i hapur për ta pasur atë pasi humbi Bernardo Silva.
Në PSG, Luis Enrique ka hequr Neymar nga skuadra për ndeshjen e tyre të parë në Ligue 1. Klubi dëshiron që ai të largohet. /G.D abcnews.al/