Barcelona është shumë afër kompletimit të planit të rikthimit të Messit. Leo është shumë larg rinovimit me Paris Saint Germain dhe Barça planifikon rikthimin e tij.
Bordi drejtues i skuadrës së Barçës tashmë po përshpejton bisedat me shoqëruesit e lojtarit dhe është ekonomikisht i mundur sipas gazetares sportive Veronica Brunati.
Mateu Alemany po merr përgjegjësinë për negociatat me Tebes për të regjistruar Leon dhe lojtarët e tjerë. Xavi ka qenë në kontakt me argjentinasin për një kohë të gjatë dhe ëndërron që ai të rikthehet. /G.D abcnews.al/
Burimi: Fichajes