Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Barça, lëri budallëqet! Cristiano Ronaldo e meriton “Topin e Artë”

schedule17:59 - 21 Korrik, 2020

schedule 17:59 - 21 Korrik, 2020

Nipi i familjes Agnelli, që zotëron aksionet e klubit të Juventusit, Lapo Elkann, nuk e ka pritur mirë një postim të faqes zyrtare të Barcelonës. Pasi u mor vendimi nga “France Football” që ‘Topi i Artë’ këtë vit nuk do të jepet, Barcelona shkroi: “Nuk ka problem, dihet kush është më i miri”, referuar Lionel Messit.

Kaq ka mjaftuar dhe biznesmeni Lupo Elkann, nuk u përmbajt, duke komentuar: “E dashur Barcelona! “Topi i Artë” i jepet kampionit të vërtetë, që është i aftë të fitojë duke ndryshuar skuadër, jo duke qëndruar në të njëjtin ekip.

Mjaft me budallallëqe! Jepini “Topin e Artë” Cristiano Ronaldos!”, komentoi Elkann. “Lufta” e ftohtë mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, duket se nuk do të mbarojë kurrë…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!