Barça kalon edhe “Baskët”, Yamal e Lewandowski sigurojn fitoren e dytë në La Liga

schedule21:16 - 24 Gusht, 2024

schedule 21:16 - 24 Gusht, 2024

“Katalanasit” e Barcelona ia arritën të triumfomin mbrëmjen e kësaj të shtune ndaj “Baskëve” të Athletic Bilbao me rezultatin 2-1 në duelin e vlefshëm për javën e dytë të kampionatit spanjoll të futbollit, LaLiga.

Ishte talenti spanjoll Lamine Yamal, i cili në minutën e 24′-t zhbllokoi sfidën duke shënuar golin e parë sezon, ndërkohë që Sancet vendosi baraspeshën e përkohshme në minutën e 42′-të nga pika e bardhë e penalltisë, për ta mbyllur në barazim pjesën e parë të sfidës.

Për golin e fitores të “Blaugrana”-ve mendoi “bomberi” polak, Robert Lewandowski, i cili në minutën e 75′-të, vulosi shifrat në 2-1, duke i siguruar triumfin e dytë radhazi skuadrës së Hansi Flick. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!