Barcelona këmbëngul për transferimin e Erling Haalan në “Camp Nou” gjatë merkatës së verës. Por drejtuesit katalanas nuk po rrinë duar kryq duke prit Haaland, pasi kanë vazhduar edhe punën për planin B, nëse dështon pista e transferimit të sulmuesit norvegjez.
Sipas “El Nacional”, drejtuesit e bluagranave kanë hedhur sytë nga sulmuesi i Real Sociedad, Alexander Isak, i cili ka pëlqimin e trajnerit Xavi Hernandez.
Por, Barça për Isak duhet të përballet me konkurrencën e Liverpool, Arsenal dhe Manchester United.
Barcelona e di se do të jetë shumë e kushtueshme transferimi i Haaland dhe tashmë janë në dijeni se Real Madridi dhe Manchester City janë tejet të interesuar në shërbimet e tij. Kështu, Isak do të ishte një opsion më i lehtë i realizueshëm dhe me pagë më të ulët.
Por, blaugranasit duhet të insistojnë më shumë, shkaku që klubet angleze janë të gatshme t’i ofrojnë suedezit një pagë më të lartë. /f.a/abcnews.al