Barcelona nuk do të nënshkruajë me asnjë lojtar në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe këtë gjë e ka konfirmuar prestigjiozja “Marca”.
Sipas prestigjozes spanjolle, “katalanasit” nuk do të mund të përballojnë transferimin e Benjamin Pavard nga Bayern Munich për arsye ekonomike. Gjithashtu, drejtuesit refuzuan të blejnë Juan Foyth nga Villarreal, duke besuar se Jules Kunde ka cilësi të ngjashme.
Megjithatë, çshtë planifikuar që në rast se “katalanasit” kanë nevojë në sulm për më shumë mbështetje nga krahu i djathtë, Sergi Roberto do të mund të shkojë atje dhe për qëllime më mbrojtëse, trajneri Xavi do të përdorë Ronald Araujo dhe Kunde në të djathtë. Gjithashtu është duke u shqyrtuar edhe opsioni i Julian Araujo i blerë së fundmi nga klubi “blaugrana”. /i.m /abcnews.al