Barça gjen “zëvendësuesin” e Busquets, në “lupën” spanjolle bie portugezi i Premier League

schedule15:28 - 16 Maj, 2023

schedule 15:28 - 16 Maj, 2023

Largimi i Sergi Busquets nga “katalanasit” e Barcelona ka lënë një boshllëk shumë të madh në mesfushën e këtyre të fundit dhe për bordin e “blaugranave”, plotësimi i këtij “boshllëku” është një ndër objektivat kryesorë në merkaton e verës.

Sipas mediave britanike, zëvendësuesi i Busquets pritet të jetë “shtylla” e mesfushës së Wolverhampton, portugezi, Ruben Neves, i cili pritet t’i kushtojë bordit “katalanas” rreth 51.5 milionë euro.

Mesfushori ka pak më shumë se një vit kontratë dhe “ujqërit” e dinë se ai dëshiron të luajë në Champions League, por ata nuk kanë ndërmend ta lënë atë të shkojë për më pak se 50 milionë euro dhe në rast se transferimi vazhdon atëherë pritet një ronvimin i kontratës së portugezit me klubin aktual. /i.m /abcnews.al