Pas 6 vitesh pjesë e “katalanasve” të Barcelona, duket se “aventura” e anësorit francez, Ousmane Dembele te klubit spanjoll nuk ka përfunduar ende, me këta të fundit që dëshirojnë të rinovojnë sërish me 26-vjeçarin.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle, për Barça-n rinovimi i kontratës së Dembeles është një prioritet me klubin që do të përpiqet të arrijë një marrëveshje afatgjatë me një rritje pagash dhe shpërblimesh, të cilat mund ta bëjnë francezin lojtarin më të paguar në skuadër.
Ndërkaq, kujtjomë se kontrata aktuale e Dembele me “katalanasit” skadon në qershor të vitit 2024, por performancat e tij këtë sezon ku ka arritur të shënojë plot 8 gola e të dhurojë 9 asistime në 35 paraqitje në të gjitha garat kanë shtyrë klubin të rinovojnë me francezin. /i.m /abcnews.al