Antoine Griezmann më në fund do të transferohet te Atletico Madrid nga Barcelona.
Klubet ranë dakord për një transferim prej 20 milionë eurosh me 4 milionë euro bonuse, sipas Diario Sport.
Kështu, palët hoqën dorë nga klauzola e blerjes së sulmuesit prej 40 milionë euro, shkruan abcnews.al.
Atletico nuk do të duhet të lirojë rregullisht 31-vjeçarin pas minutës së 60-të për të shmangur kushtet e detyrueshme të blerjes.
Sipas As, javën e ardhshme marrëveshja duhet të mbyllet zyrtarisht.
Antoine do të mbushë 32 vjeç në mars. /G.D abcnews.al/