Barça “blindon” anësorin, Balde te “katalanasit” deri në vitin 2028

schedule14:16 - 20 Shtator, 2023

schedule 14:16 - 20 Shtator, 2023

Është vetëm 19-vjeç, por ka arritur të lërë “gjurmë” te “katalanasit” e Barcelona. Bëhet fjalë për anësorin spanjoll të krahut të majtë të mbrojtjes, Alejandro Balde, i cili deri më tani ka shkëlqyer me fanellën e “blaugranave”.

Për shkak të këtyre performancave bordi i Barça-s ka vendosur ta “blindojë” 19-vjeçarin, teksa këtë të mërkurë ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës së tij, kontratë e cila tashmë skadon në verën e vitit 2028 dhe do të ketë një klauzolë prej 1 miliardë eurosh.

Ndërkaq, kujtojmë se Alejandro Balde e bëri debutimin e tij me fanellën e “katalanasve” në sezonin 2021-2022 dhe pas largimit të Jordi Alba është kthyer në një lojtar kyç në formacionin titullar të teknikut Xavi. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!