Me rastin e ditëlindjes së 65-të të “mbretëreshës së muzikës latine” Gloria Estefan, për nder të saj është lancuar një kukull Barbi. Këngëtarja legjendare ka shpërndarë një video në faqen e saj personale në Instagram duke thënë: “Dhurata më e mirë për ditëlindje! Barbi ime!” me një melodi muzikore të këngës së saj “Get on Your Feet” të vitit 1989.
Duke debutuar në prag të Muajit Kombëtar të Trashëgimisë Hispanike, Barbie e re është frymëzuar nga trashëgimia kubane dhe videoja muzikore ikonë e këngëtares. Sipas Mattel, ajo vesh një xhaketë të zezë me “detaje të zbukuruara ari dhe mëngë dantelle të mrekullueshme”. Stili i këngëtares plotësohet nga një rrip leopardi, çizme të guximshme deri tek kofshët dhe aksesorët e artë./abcnews.al