Barbados nderon Rihanna-n pasi u bë republika më e re në botë

schedule18:46 - 30 Nëntor, 2021

schedule 18:46 - 30 Nëntor, 2021

Pas 55 vitesh, Barbados ka ndërprerë zyrtarisht lidhjet me Mbretëreshën Elizabeth II dhe një nga veprimet e para si republika më e re në botë ishte nderimi i superyllit botëror Rihanna me titullin “Heroi Kombëtar”. Gjatë karrierës së saj të shquar, këngëtarja ka grumbulluar shumë tituj si muzikante, filantropiste, sipërmarrëse dhe stiliste.

Tani, super ylli botëror mund ta shtojë titullin në listën e saj të vlerësimeve. Nderimi u bë gjatë ceremonisë së inaugurimit presidencial të së hënës në kryeqytetin Bridgetown, një ngjarje që shënoi largimin zyrtar të Mbretëreshës Elizabeth II si kreu i shtetit, duke nisur një epokë të re.

Rihanna declared a 'national hero' as Barbados celebrates becoming a republic | World News | Sky News

“Në emër të një kombi mirënjohës, por një populli edhe më krenar, ne ju paraqesim të emëruarën për heroin kombëtar të Barbadosit, ambasadoren Robyn Rihanna Fenty. Vazhdoni të shkëlqeni si një diamant dhe t’i jepni nder kombit me veprat dhe veprimet tuaja,” tha kryeministrja e vendit, Mia Mottley duke iu referuar këngës së saj hit “Diamonds”. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!