Barazon Holanda, Gakpo ndëshkon polakët me një “perlë”

schedule15:29 - 16 Qershor, 2024

schedule 15:29 - 16 Qershor, 2024

Morën avantazhin, por zgjati shumë pak. “Shqiponjat e Bardha” të Polonisë gjetën të parët golin në sfidën e mesditës së kësaj të diele, ndaj “Tulipanëve” të Holandës, mirëpo 13 minuta më vonë ka ardhur edhe kundërpërgjigjja e këtyre të fundit.

Pas një pasimi të shkurtër në afërsi të hyrjes së zonës, “fantazisti’ i Liverpool, Cody Gakpo lëshon një predhë, e cila fillimisht devijohet nga mbrojtja polake e përfundon në rrjetë. Rezultati shkon në 1 me 1. /i.m /abcnews.al