Partizani nuk ia doli të fitonte në derbi me Tiranën, por gjithsesi bilancin me bardheblutë e ka pozitiv këtë sezon.
“Demat e kuq” kanë fituar dy prej ndeshjeve derbi, ndërkohë që në dy përballjet e tjera kanë dalë barazim.
Te Partizani krenohet me rezultatet e këtij sezoni me Tiranën dhe në rrjetet sociale ka postuar një video, që e shoqërojnë me një koment të shkurtër: “4 Derbi, 0 humbje, Shumë Emocione, 1 Familje. Lufta vazhdon…”. /abcnews.al

