Barazimi i katërt radhazi për Prishtinën, Gjilani fiton minimalisht ndaj Fushë Kosovës

schedule15:18 - 21 Tetor, 2023

schedule 15:18 - 21 Tetor, 2023

Në javën e 10 të kampionatit në Kosovë, Gjilani fitoi minimalisht me shifrat 1-0 ndaj Fushë Kosovës. Golin vendimtar për vendasit e realizoi Kushtim Shabani në minutën e 67-të. Pas këtij suksesi, gjilani ngjitet në kuotën e 11 pikëve në vend të gjashtë ndërsa Fushë Kosova mbetet e fundit me pesë pikë.

Në ndeshjen tjetër, Prishtina nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Feronikelit në transfertë. Për kryeqytetasit ky ishte barazimi i katërt radhazi teksa renditen në vendin e katërt me 13 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Feronikeli mban vendin e shtatë me 11 pikë.