Lushnja dhe Partizani zhvilluan një ndeshje miqësore mes tyre ditën e sotme në stadiumin “Roza Haxhiu”. Takimi nuk prodhoi emocione dhe u mbyll me rrjeta të paprekura.
Të dy trajnerët aktivizuan shumë lojtarë në këtë takim, por asnjëri prej tyre nuk ia doli të dërgonte topin në rrjetë.
“Demat” vazhdojnë punën nën drejtimin e Ilir Dajës, teksa sot u regjistrua barazimi i dytë radhazi pas atij 1-1 kundër Korabit. /abcnews.al