Partizani barazoi 2-2 ditën e djeshme, ndërkohë që trajneri Dritan Mehmeti duhet të bëjë llogaritë me tre lojtarë më pak në ndeshjen e radhës kundër Kastriotit.
Albion Marku dhe Eneo Bitri u ndëshkuan me kartonë të kuq dhe do të duhet të shlyejnë pezullimin kundër krutanëve.
Mungesa tjetër është ajo e sulmuesit Xhuliano Skuka, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Dy prej tyre ai i kishte marrë me Dinamon në pjesën e parë të sezonit.
Trajneri Mehmeti do të duhet të organizojë mbrojtjen për duelin ndaj krutanëve, si dhe të vendosë se kush do të luajë në majë të sulmit. / abcnews.al