Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Barazim “dramë” në Vlorë/ Flamurtari dhe Tirana ndahen 1-1, vlonjatët shpëtojnë në shtesë

schedule23:28 - 3 Prill, 2026

schedule 23:28 - 3 Prill, 2026

Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët në sfidën që ktheu në fushë Kategorinë Superiore pas pushimit të kombëtareve. Në shifrat 1-1 u mbyll sfida në Vlorë, e para e javës së 30 të kampionatit.

Me shumë pengje duhet ta jetojë këtë result Tirana, që kryesoi gjatë gjithë takimit, por u ndëshkua me një 11 metërsh në kohën shtesë.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Tiranën, që gjeti epërsinë pas vetëm tre minutash lojë. Shërbimi perfekt I Mehmetit nxorri Tabeku të vetëm përpara portierit dhe sulmuesi goditi saktë për festën e bardhebluve.



E rrëmujshme loja e vlonjatëve, që në daljen e parë të qartë rrezikuan me Maksutin, por goditja e kapitenit vendas shkoi lart mbi traversë,

Nga ana tjetër, Tirana iu afrua në disa raste golit të dytë.

Për t’u veçuar ishte goditja e Musloviç nga distanca, që gjeti ndërhyrjen shpëttimtare të portierit kundërshtar.

Për shumë minuta sfida kishte gabimet e të dyja skuadrave si kryefjalë, ndërsa vetëm në shtesën e parë Flamurtari u zgjua. Vetëm panic në zonën e bardhebluve, që u kthyen në epërsi në dhomat e zhveshjes për pushimin e ndeshjes.

Pjesa e dytë nisi me vendasit më të vendosur dhe komandues të lojës.

Por me Tiranën, që I ljeoi fushën duke menduar vetëm të mbrohej, të zotët e shtëpisë nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës në ato pak raste të krijuara.

Kur gjithçka po shkonte drejt fundit, shtesa ishte më të vërtetë dramatike për skuadrën e Orges Shehit.

Maksuti fitoi një 11 metërsh dhe po vetë goditi saktë për të shpëtuar Flamurtarin nga humbja.

Në fund nga një pikë për të dyja skuadrat, që për pozicionin në renditje nuk bën shumë punë.

Tirana ngjitet në vendin e tetë me 28 pikë, një më shumë se Vora, që ka një ndeshje më pak,

Ndërkohë, me 25 pikë, Flamurtari mbyll tabelën e klasifikimit dhe vijon të mbetet skuadra më e rrezikuar për të zbritur në një kategori më poshtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!