Në pocizionin e dytë më të lartë në qeverinë amerikanë është një grua, Zëvendës Presidentja Kamala Harris dhe 61% e të emëruarve në Shtëpinë e Bardhë janë gra.
Ajo ka deklaruar synimin e saj për të ” mbrojtur dhe fuqizuar gratë në të gjithë botën”.
Barazia gjinore dhe një agjendë gjinore janë dy përbërës të një “politike të jashtme feministe” – një agjendë ndërkombëtare që synon të shpërbëjë sistemet e ndihmës së huaj, tregtisë, mbrojtjes, imigracionit dhe diplomacisë të mbizotëruar nga burrat që mënjanojnë gratë dhe grupet e tjera të pakicave në të gjithë botën.
Një politikë e jashtme feministe vlerëson interesat kombëtare të një vendi , duke i larguar ata nga siguria ushtarake dhe dominimi global për të pozicionuar barazinë si bazën e një bote të shëndetshme dhe paqësore.
Kjo përputhet me deklaratën novatore të Hillary Clinton në vitin 1995 : ” Të drejtat e grave janë të drejta të njeriut “.
Bota mund të ndryshojë në disa mënyra pozitive nëse më shumë vende, veçanërisht një fuqi si Shtetet e Bashkuara, do të bënin një përpjekje të përbashkët për të përmirësuar të drejtat e grave jashtë vendit.
Kërkimet tregojnë se vendet me më shumë barazi gjinore kanë më pak të ngjarë se vendet e tjera të përfshihen në luftë civile.
Barazia gjinore është gjithashtu e lidhur me qeverisjen e mirë : Vendet që shfrytëzojnë gratë janë shumë më të paqëndrueshme.
Gratë nuk janë ende përparësia kryesore e politikës së jashtme të asnjë vendi. Por gjithnjë e më shumë vende kanë filluar të paktën t’i shkruajnë ato në agjendë.
Në vitin 2017, Kanadaja nisi një “politikë feministe të ndihmës ndërkombëtare ” që synon mbështetjen e grave, fëmijëve dhe shëndetit të adoleshentëve në të gjithë botën.
Çdo vit alokohen 1.4 miliard dollarë dhe kjo do të zgjasë deri në 2023 si për qeveritë ashtu edhe për organizatat ndërkombëtare për të forcuar aksesin në ushqim, shërbimet shëndetësore dhe arsimin midis grave në botën në zhvillim.
Rreth 700 milion dollarë nga këto para do të shkojnë për promovimin e shëndetit dhe të drejtave gjinore dhe riprodhuese dhe çrrënjosjen e dhunës me bazë gjinore. Rreth 10 milion dollarë për katër vite do të shkojnë për UNICEF për të ulur dhunën ndaj femrave., raporton abcnews.al
Në Janar 2020, Meksika u bë vendi i parë në Amerikën Latine që miratoi një politikë të jashtme feministe.
Strategjia e saj synon të avancojë barazinë gjinore në shkallë ndërkombëtare; për të luftuar dhunën gjinore në të gjithë botën; dhe të përballen me pabarazitë në të gjitha fushat e programit të drejtësisë sociale dhe mjedisore.
Meksika gjithashtu duhet të rrisë stafin e ministrisë së saj të jashtme , me të paktën 50% gra deri në 2024, dhe të eliminojë dhunën në vend. As Kanadaja dhe as Meksika nuk i kanë arritur qëllimet e saj.
Kritikët thonë se mungesa e përqendrimit të Kanadasë tek burrat ndihmon traditat dhe zakonet që mbështesin pabarazinë gjinore të mos adresohen plotësisht.
Dhe në Meksikë, ku dhuna gjinore është më e përhapur dhe burrat vrasin 11 gra çdo ditë – është e vështirë të shohësh se si një qeveri që nuk mund të mbrojë gratë në shtëpi mund të promovojë feminizmin jashtë vendit.
Por të dy vendet të paktën kanë marrë parasysh nevojat e grave.
SHBA, gjithashtu, ka ndërmarrë hapa drejt një politike të jashtme më feministe.
Në verën e vitit 2020, nën administrimin e Trump, departamentet e Mbrojtjes, Shtetit dhe Sigurisë Kombëtare, së bashku me Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, publikuan një plan për fuqizimin e grave.
Këto dokumente – të miratuara në përputhje me një rezolutë të vitit 2000 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi gratë, paqen dhe sigurinë – promovojnë pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje në zonat e konfliktit, avancojnë të drejtat e grave dhe sigurojnë qasjen e tyre në ndihmat humanitare.
Ato gjithashtu përfshijnë dispozita që inkurajojnë partnerët amerikanë jashtë vendit për të inkurajuar pjesëmarrjen e grave në proceset e paqes dhe sigurisë.
Këto janë përbërësit e një politike të jashtme feministe.
Një politikë e jashtme feministe do të ishte koherente ndërmjet ndihmës, tregtisë, mbrojtjes, diplomacisë dhe emigracionit – dhe vazhdimisht do t’i jepte përparësi barazisë së grave.
Një nga lëvizjet e hershme të Biden në detyrë, në janar, ishte shfuqizimi i një politikë republikane që ndalon ofruesit e shëndetit në vendet e huaja që marrin ndihmë amerikane nga ofrimi i shërbimeve të lidhura me abortin – edhe nëse ato përdorin paratë e tyre.
Studimet tregojnë se kufizimi i financimit zvogëlon qasjen e grave në të gjitha llojet e kujdesit shëndetësor, duke i ekspozuar ato ndaj sëmundjeve dhe duke i detyruar gratë të kryejnë aborte të pasigurta .
Rialokimi i burimeve financiare në mënyra të tilla që barazojnë fushën e lojës për gratë është një aspekt tjetër kritik i një politike të jashtme feministe. Por duhet të jetë një politikë e qëndrueshme në të gjithë bordin, jo një vendim i vetëm.
Afganistani, gratë dhe paqja
SHBA, prej kohësh një fuqi udhëheqëse botërore, nuk ka gjasa të zëvendësojë strategjinë e saj ndërkombëtare të sigurisë ushtarake me një politikë të jashtme thjesht “feministe”.
Ndërsa gjithnjë e më shumë rriten dëshmitë se mirëqenia e grave është thelbësore për mirëqenien e të gjithëve, lidhja midis barazisë gjinore dhe sigurisë globale mund të përfshihet natyrshëm në strategjitë e azhurnuara globale që përqendrohen në qëllimet tradicionale amerikane si siguria ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.
Afganistani tregon domosdoshmërinë dhe mundësitë për një politike të jashtme feministe të SHBA-së.
Gratë afgane kanë qenmë të diskriminuara brutalisht nën udhëheqjen e Talibanëve, me vajzat dhe gratë që ishin të ndaluara nga udhëheqja në politikë dhe biznesi .
Tani, nën qeverinë afgane të Presidentit Ashraf Ghani, 28% e parlamentarëve afganë janë gra dhe 3.5 milion vajza vazhdojnë shkollën. Gratë shqetësohen se liritë e tyre mund të rrezikohen në çdo marrëveshje për ndarjen e pushtetit me talebanët.
Megjithatë, zyrtarët amerikanë në mënyrë të qartë, dhe në mënyrë të diskutueshme, nuk kanë përfshirë gratë në negociatat me grupin militant Taliban për t’i dhënë fund luftës në Afganistan.
Vetëm një negociator amerikan është grua – përfaqësim i dobët për një vend që thotë se është i përkushtuar për të ruajtur të drejtat e grave afgane. Delegacioni Taliban nuk ka gra, dhe vetëm katër gra janë në delegacionin e 21 anëtarëve të qeverisë Afganistan.
Me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, një marrëveshje e Afganistanit mund të sigurojë fitimet që gratë kanë arritur që kur Shtetet e Bashkuara rrëzuan Talibanët në 2001 – ose mund t’i sakrifikojë ato për “paqen”. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al