Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Barazia gjinore, debat në ‘Real Story’/ Dorina Mema: Burrë me burrë s’mund të sjellin fëmijë, ndihem e ofenduar

schedule20:31 - 16 Tetor, 2025

schedule 20:31 - 16 Tetor, 2025

Në emisionin “Real Story” në ABC News, dy aktivistet Dorina Mema dhe Elsa Ballauri zhvilluan një debat të fortë mbi konceptin e gjinisë dhe projektligjin për barazinë gjinore.

Ndërsa Mema shfaqi qëndrime kritike dhe problematizuese ndaj ndryshimit gjinor dhe ndikimit të tij në strukturën tradicionale të familjes, Ballauri mbrojti të drejtat e komuniteteve të margjinalizuara, duke theksuar se barazia gjinore nuk përbën kërcënim për familjen apo shoqërinë.

Dorina Mema: Ta marrim nga themeli: Ku ndryshon seksi nga gjinia? Fjala gjini është krijuar në vitin 1950 pas Luftës së Dytë Botërore, dhe u krijua nga John Mony, i cili ishte një seksolog-psikolog absolutisht i sponsorizuar, i cili përfundoi të vriste veten kur ndryshoi gjininë nga mashkull në femër. Më vonë ky akt u dënua rëndë dhe e nxorën. Ku kemi pasur dhe një fazë të historisë së njerëzimit, ku kemi pasur një problem psikologjik. Pra ka pasur një periudhë kohore të njerëzimit që ka qenë një problem psikologjik i njerëzimit tonë, ku njerëzit kërkonin që të ndryshonin gjininë. Dobësimi i njeriut ku fillon, nga potenciali i mendjes, nga potenciali për t’u zhvilluar, për t’u trashëguar, nga potenciali i mbështetjes së familje.

Elsa Ballauri: Nuk po e shkatërron familjen kjo gjë.

Dorina Mema: Të lutem shumë! Burrë me burrë nuk sjellin në jetë një fëmijë dhe unë do të shkoj tek diskriminimi, sepse ndjehem e ofenduar si grua, si nënë, kur nënës i thuhet që sorrogacia është e bukur, mëmësia është hyjnore. Ju po shkatërroni thelbin.

Kujtojmë se grupi parlamentar i Partisë Socialiste ndryshoi sot, 16 tetor, frazën “gjinia gjithpërfshirëse” në projektligjin për Barazinë Gjinore.

Tanimë janë rregulluar disa nene ku specifikohen dy gjini, “burrë dhe grua”, ndryshe nga drafti i qeverisë në Kuvend, që njihte identitetet gjinore, përtej konceptit klasik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!