Aktivistja për të drejtat e njeriut, Elsa Ballauri thotë se debati për projektligjin për barazinë gjinore është i rëndësishëm, por edhe i vonuar.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Ballauri u shpreh se gjithmonë do duhet të respektohen të drejtat e njeriut.
Ndërsa Pastori Paulin Vilajeti deklaroi se projektligji bëhet për të sunduar mbi njerëzit.
Elsa Ballauri: Për debate, ne nuk jemi asnjëherë herët, përkundrazi, jemi shumë të vonë. Shikoj debate që bëhen për komunizmin. Po e marrim dhe po e tretim si një pjesë të kulturës sonë. Unë mendoj se debati vetëm bën mirë. Mënyra se si bën debatin, kjo është shumë e rëndësishme. Të flasim me njëri-tjetrin. Të flasim për të drejtat e njeriut është mision. Mundohem që parimet t’i kem për të respektuar tjetrin. Çdo njeri në këtë botë, duhet respektuar.
Pastori Paulin Vilajeti: Këto ligje duan të sundojnë mbi njerëzit. Ne duam ligje sesi unë të sundoj ty, dhe jo sesi unë të sundoj atë pjesën time që Zoti më ka dhënë në këtë tokë. Të rri me familjen time, të jem duke jetuar me ta, ta edukoj fëmijën tim. Janë meshkuj dhe femra. Një njeri që është mashkull dhe thotë unë ndihet femër, dhe bëhet femër, ai do jetë mashkull tërë jetën./abcnews.al


