Barazia gjinore, ambasadorja Kim mesazh të fortë për gratë: Bëhet fjalë për jetën tuaj, ju vendosni

schedule10:43 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 10:43 - 15 Dhjetor, 2022

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ndodhej paraditen e sotme në një aktivitet në kuadër të projektit “Fuqizimi ekonomik i grave dhe perspektivave gjinore.”

Ambasadorja theksoi se forca e grave qëndron në unitet dhe jo në ndarje. Ajo përcolli dhe një mesazh të rëndësishëm. Duke i shprehur mbështetjen e SHBA-së, Kim theksoi se janë gratë ato që vendosin se ku duan të jenë dhe janë ato që vendosin për jetën e tyre.

Kim: Përpjekja për të krijuar dallime, burra gra, veri jug, geg toskë, të gjitha këto dallime të vogla, kjo parti ajo parti, nuk janë për përfitimin tuaj. Në fakt sjellin ndarje. Forca jonë si gra qëndron në unitetin tonë dhe jo në ndarje. Jam shumë krenare që SHBA mbështet përpjekjet e grave se çfarë duan të jenë në fund të ditës dhe ku duan të jenë. Ne do t’iu ofrojmë mjetet sepse në fund bëhet fjalë për jetën tuaj dhe ju vendosni se çfarë doni të jeni dhe ku doni të shkoni./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!