“Banorja” më e re e Kukësit, “rezidenca” e Fjollës pas armëve dhe mashtrimit të shtatzënisë

schedule11:52 - 23 Shtator, 2020

schedule 11:52 - 23 Shtator, 2020

Ditën e djeshme, këngëtarja Fjolla Morina doli para gjykatës dhe u njoh me masën e sigurisë. Gjykata e Kukësit caktoi masën “arrest shtëpie” për këngëtaren, pasi u zbulua se ajo nuk kishte qenë shtatzënë.

LEXO EDHEU kap me dy pistoleta, Fjolla Morina e rrethuar nga policia del sërish nga gjykata, shtyhet seanca

Por për zbutjen e masës së arrestit ka ndikuar vajza e këngëtares, e cila është 5-vjeç dhe ndodhet e vetme në shtëpi.

Sipas mediave kosovare, mësohet se Morina do të jetojë në një apartament me qira që do e marrë në Kukës, afër gjykatës.

Kujtojmë që Fjolla pranoi autorësinë e armëve dhe u shpreh se i kishte harruar në çantë. Ajo ndodhej në “Audi” së bashku me dy persona të tjerë.

Gjatë marrjes në pyetje, këngëtarja rrëfeu se një prej armëve ia ka bërë dhuratë një mik i saj nga Gjermania, i cili nuk jeton më. Në pyetje gjithashtu janë marrë në pyetje dhe dy personat që e shoqëronin, shoferi i saj Fitim Muji dhe biznesmeni 29-vjeçar Fisnik Syla.  l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!